Celebrities Gossip Showbiz

Pasi mirëpriti fëmijën e dytë, Khloe Kardashian zbulon se nuk do fëmijë tjetër!

Khloe Kardashian ka thënë se nuk do më fëmijë të tjerë. Ylli i familjes Kardashian tashmë ka një vajzë të quajtur True, katër vjeç dhe një djalë, i lindur në korrik, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Babai është ish-partneri i saj, Tristan Thompson, i cili e ka tradhtuar disa herë.

Të enjten, 38-vjeçarja tha se nuk e mendon më, për të bërë fëmijë tjetër, kur ishte në The Kelly Clarkson Show. “Unë kam një nga të dyja, dhe mendoj se jam mirë, një nga secila, ishte emocionuese, por ‘dyqani’ është i mbyllur,” tha ajo. “Kam zgjedhur nënë surrogate herën e dytë, herën e parë e kam kryer vetë, dhe është e mahnitshme”, tha Khloe.

Kelly tha se ajo ishte shtruar në spital gjatë një prej shtatzënive të saj, gjë që e bëri të vështirë mirëpritjen e fëmijëve dhe do të donte që ajo të dinte për procesin me nënën surrogate. “Kisha arsye pse nuk mund ta mbaja dot dhe ishte një bekim kaq i madh ta kisha këtë”, tha Khloe.

Pastaj Khloe shtoi se Kim kishte dy fëmijë me nënë surrogate, Chicago dhe Psalm dhe tha se ajo nuk do të kishte qenë në dijeni të surrogacisë, nëse nuk do të ishte për motrën e saj më të madhe.