Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë paske qenë more Drake, reperi i njohur deklaron se shoqërohet me 5 gra njëkohësisht!

Së fundmi reperi i njohur Drake në një bisedë të hapur dhe të sinqertë në “The Howard Stern Show” pranoi se shikon filma porno dhe se gjithashtu ka lidhje me 5 gra në të njëjtën kohë. Edhe pse Drake nuk është martuar kurrë, ai ka një djalë 5-vjeç të quajtur Adonis me artisten franceze Sophie Brussaux, e cila është një ish-yll i filmave për të rritur e njohur me nofkën Rosee Divine. Teksa u pyet më shumë në lidhje me filmat porno që sheh, Drake tha se:

Jam i akorduar dhe shoh pothuajse çdo ditë. Me të vërtetë, ata janë superyjet e vërtetë të botës për mua.

Stern vazhdoi të pyeste Drake për dashurinë dhe nëse ai mund ta shihte ndonjëherë veten të martuar.

Jam i sigurt se mundem, e dini. Shpresojmë, se nuk do të jetë shumë vonë kur të ndodhë. Për momentin, më duket se e kam zakon të takohem me katër ose pesë gra në të njëjtën kohë. Sinqerisht, nuk e di. Shpresoj se do të gjejë dikë.

Rikujtojmë se së fundmi Drake, 4 herë fitues i çmimeve “Grammy”, deklaroi se u pagua vetëm 100 dollarë në hapjen e koncertit për ikonën e repit, Ice Cube 16 vjet më parë. Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham shkroi në InstaStory-n e rrjetit të tij social Instagram se:

Kjo është për këdo që merr 100 në një koncert tani… vazhdoni!

Ndërkaq, emisioni ‘Lancio’ në Top Albania Radio ka nisur këtë sezon të ri dhe përpos muzikës së mirë, Albana sjell për të gjithë dëgjuesit e TAR rubrika të reja dhe në këtë pjesë na ka informuar rreth disa fakteve që nuk i dimë rreth Drake. Klikoni në këtë link për të mësuar më shumë…