Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Paska gënjyer?! Ja e vërteta e mungesës së Meghan Markle në funeralin e Princit Philip!

Përpara dy ditësh Princ Harry udhëtoi për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ndërkohë, Meghani nuk e shoqëroi pasi pretendohej se mjeku i kishte ndaluar asaj udhëtimet për shkak të shtatzënisë.

Por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi. Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri. Një burim për “Daily Mail” tha se:

Meghan tha se meraku i saj më i madh për momentin është mbështetja për Harry-n. Ajo tha se ja la atij në dorë të vendoste nëse duhej të merrte pjesë apo jo në funeralin e gjyshit. Meghan tha se tashmë është koha që familja të bashkohet dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë. Ajo është shprehur se këtë gjë do të dëshironte edhe Princi Philip dhe se është e gatshme të falë dhe të vazhdojë përpara.

Rikujtojmë se Princi Philip u nda nga jeta në datë 9 prill, pasi qëndroi disa ditë më parë i shtruar në spital. Së fundmi, Harry dhe Meghan kanë zbuluar projektin e tyre më të ri në ‘Netflix’.

Burime pranë “Cosmopolitan” zbulojnë se Meghan Markle po planifikon një lindje natyrale për vajzën e saj. Ish-çifti mbretëror zbuloi gjininë e bebit gjatë intervistës së shumëpërfolur me prezantuesen televizive Oprah Winfrey pak javë më parë.

Ndërkaq, pas akuzave nga disa prej ish-punonjësve të Meghan Marke dhe princit Harry-t të cilët kanë deklaruar se ish-Duka dhe Dukesha kanë patur një sjellje mizore ndaj tyre, ka ardhur edhe reagimi nga ish-i dashuri i Meghan-it, aktori i njohur Joshua Silverstein.