Celebrities Showbiz

Zbuloni projektin më të ri të princ Harry-t dhe Meghan Markle!

Çifti më i përfolur i momentit, princ Harry dhe Meghan vijojnë t’i suprizojnë të gjithë. Së fundmi, ata kanë zbuluar projektin e tyre më të ri në ‘Netflix’, ku ata patën nënshkruar një marrëveshje prodhimi që në shtator të vitit të kaluar. Kontrata përfshin seri të shkruara, dokumentarë  dhe programe për fëmijë.

Kompania e prodhimit të çiftit është “Archewell Productions”, e cila do të ndjekë një grup konkurrentësh nga e gjithë bota, anëtarët e shërbimit të së cilës, kanë pësuar dëmtime ose sëmundje që do u ndryshonin jetën përgjatë rrugës së tyre për në “Invictus Games”, themeluar nga princ Harry në vitin 2014.

Projekti do të jetë një seri dokumentaresh nën titullin “Heart of Invictus”, i cili do të sjellë rrëfime të konkurrentëve dhe organizatorëve të ngjarjes, ku do të ketë si regjisor Orlando von Einsiedel dhe producente Joanna Natasegara.

Harry ka dhënë një deklaratë, në të cilën shpreh ngazëllimin e tij për projektin që pritet të vijë.

Unë nuk mund të isha më i ngazëllyer për rrugëtimin përpara apo kaq krenar për komunitetin “Invictus” për frymëzimin e vazhdueshëm të shërimit global, potencialit njerëzor dhe shërbimit të vazhdueshëm.

Princi do të jetë pjesë e serialit përpara kamerave si edhe do të shërbejë si producent ekzekutiv. Ceo i Netflix, Ted Sarandos ka treguar se fondacioni i ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it së bashku me ekipin e “Archewell Productions”, do të sigurojnë fonde relativisht të mëdha për organizatën.