Aktualitet

Pence: MEK një kundërforce e ideologjisë’, Maryam Rajavi: Islami ynë lufton tiraninë! Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit

Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence në fjalën e tij ka treguar mbështetjen për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit.

“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme. Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjidhen SHBA si vendin e tyre pas 1989 pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë”, tha Pence.

Nga vizita e ish zëvendës Presidentit amerikan të shtetit, udhëheqësja e muxhahedinëve të popullit të iranit, Maryam Rajavi ka folur rreth rezistencës së popullit iranian. Sipas saj, kjo rezistencë do të ndryshojë rrjedhën e historisë.

‘Rezistenca e iranianeve është rezistenca e një kombi e cila mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Ne shohim zhvillimet në Ukrainë. Nëse ky popull nuk do të përqafonte armët, cili do te ishte fati i tyre?

Duke besuar ne Islam demokratik, MEK është një kundërforce e ideologjisë se Mullave në emër te Islamit. Islami ynë e refuzon tiraninë. Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit.

Duke ndarë fenë nga shteti, kjo alternativë është zgjidhja për themelimin e qeverie demokratike.

Udhëheqësit e Teheranit janë në pikën e tyre më të dobët duke u përballur me thirrjet e popullit për ndryshim.

Sot bota sheh qartësisht që politika e Mullahve ka dështuar. Ky është një regjim i cili nuk ka hequr dorë nga armët nukleare. Masakra e të burgosurve politik dhe shtypja e protestuesve duhet te referohet tek këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Lufta e të rinjve rebel të Iranit për të përmbysur regjimin duhet dhe meriton njohje. Zoti Zv. President luftëtarë për liri të Iranit që kam luftuar kundër regjimit, ju mirëpresim juve në Ashraf 3 dhe nesër do ju mirëpresin në Iran. ‘- tha Maryam Rajavi, udhëheqëse e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.