Health & Beauty

Për bimët që kanë filluar të thahen, ‘ushqimet’ që nevojiten!

Shpesh ndodh që bimët fillojnë të thahen pa e ditur arsyen. Kjo zgjidhje do t’i kthejë ato në jetë. Ju nevojiten lëvorja e 1 bananeje, 1 lugë kafe të bluar, lëvozhga e 1 vezës dhe 300 ml ujë. Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini së bashku. Ujitini bimët tuaja me këtë tretësirë dhe rezultati do të jetë i dukshëm të nesërmen. Tretjen mund ta derdhni edhe në një tenxhere me bimë të shëndetshme shtëpie dhe ato do të bëhen edhe më të harlisura dhe të gjelbra. Nëse dëshironi që lulet tuaja të duken gjithmonë të shëndetshme dhe mahnitëse, përsëritni procedurën herë pas here.

Bananet kanë kalium, fosfor dhe kalcium dhe pikërisht për këtë kanë një efekt pozitiv te bimët. Këto minerale ushqyese janë jashtëzakonisht të dobishme për bimët në procesin e rikuperimit. Fosfori në banane gjithashtu ndihmon në rritjen e mirë të rrënjëve. Lëvozhgat e vezës përmbajnë më shumë se 30% kalcium. Përafërsisht çdo lëvozhgë siguron rreth 4 miligramë kalcium.

Përveç kalciumit, përmbajnë edhe magnez, fosfor, kalium dhe natrium dhe rreth 5% lëndë organike, e cila ka një rëndësi të madhe për cilësinë e dheut. Lënda organike gjendet në membranën që mbetet në lëvozhgë në formë proteine dhe është një burim i rëndësishëm i azotit. Nëse nuk i lani lëvozhgat e vezëve, përmbajtja e lëndës organike mund të jetë më e lartë.

Këshilla është që të fshihen bimët të paktën një herë në javë me një leckë të lagur për të hequr pluhurin dhe për të lejuar që bima të marrë frymë. Po mendoni të përmirësoni shanset tuaja duke pasur në shtëpinë tuaj bimë dhe lule që njihen për vetitë e tyre të fatit?! Përveç që tashmë ofrojnë përfitime për shëndetin, si pastrimi i ajrit dhe reduktimi i stresit, disa bimë dhe lule të freskëta mund të rrisin fatin tuaj edhe në dashuri, pasuri dhe shëndet. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.