Celebrities Music Showbiz

Për fansat e Metallica ka një arsye shumë të fortë për të festuar, grupi legjendar vjen me surpriza!

Grupi legjendar i rock-ut Metallica, ka njoftuar së fundmi se shumë shpejt do të nxjerrë në treg albumin e ri. Ndërkohë, publikuan një nga këngët e reja të këtij albumi, të titulluar “Lux Aeterna”. Albumi i quajtur “72 Seasons” do të publikohet në 23 prill të vitit të ardhshëm.

Ky do të jetë albumi i 12 i Metallica, që do të ketë 12 këngë, me 77 minuta në total. Albumi i fundit i grupit ka qenë ai i vitit 2016, i titulluar “Hardwired…To Self-Destruct”. Grupi i përbërë nga James Hetfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo ka njoftuar gjithashtu datat e turit botëror të koncerteve për periudhën 2023-2024.

Këngët e albumit të ri janë ’72 Seasons’, ‘Shadows Follow’, ‘Screaming Suicide’, ‘Sleepwalk My Life Away’, ‘You Must Burn’, ‘Lux Æterna’, ‘Crown of Barbed Wire’, ‘Chasing Light’, ‘If Darkness Had a Son’, ‘Too Far Gone?’, ‘Room of Mirrors’, ‘Inamorata’.