Gossip

Për hir të djalit Adele heq dorë nga projektet muzikore?!

Edhe pse për ndarjet e së shkuarës ajo gjithmonë ka shkruar këngë, këngëtarja e njohur Adele këtë rradhë ka vendosur mos të bëjë të njëjtën gjë me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. “The Sun” ka mësuar se këngëtarja ka bërë marrëveshje me ish-bashkëshortin që të mos shkruajë këngë për të në shenjë respekti. Një burim pranë dyshes ka thënë:

Thyerjet e zemrës e kanë ndihmuar Adele që të realizojë këngë gjatë viteve, por ndarja është gjë komplet tjetër. Ata janë të dy të vetëdijshëm se djali Angelo duhet të mbrohet dhe kjo është arsyeja pse Adele ka rënë dakord që të mos këndojë për marrëdhënien e tyre.

Këngëtarja e famshme i dha fund martesës disavjeçare me Simon Konecki gjatë vitit 2019-të. Divorci i tyre ishte shumë i papritur, pasi Adele dhe Simon kishin treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata janë prindër edhe të një djali 9-vjeçar, të quajtur Angelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012-të.