Bota Design

Për të gjitha vajzat dhe gratë që e shohin presidentin ukrainas si një simboli seksi, stilisti çek vjen me idenë gjeniale!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është bërë së fundmi personazhi më i përfolur, madje edhe një simbol seksi gjatë javëve të fundit. Një stilist çek tani po përfiton nga popullariteti i tij duke shitur jastëkë me fytyrën e presidentit për të mbledhur para për ukrainasit.

Stilisti Tomas Brinek tha për “Reuters” se:

Shumë njerëz, e shohin presidentin ukrainas si një simboli seksi, kështu që më lindi ideja të krijoja jastëk me fytyrën e tij që do të dukej sikur ai po fle me ju.

Brinek tha se ka marrë më shumë se 2,000 porosi dhe ka mbledhur rreth 18,900 dollarë. Ai tha se tani po planifikon të prodhojë një koleksion të dytë për shkak të kërkesës së lartë. Rikujtojmë se seriali “Servant of the People” ku Volodymyr Zelensky luante rolin e një presidenti para tre vitesh së fundmi ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota dhe ‘Netflix’ është detyruar ta rikthejë në platformë pas kërkesave të shumta.

Ndërkaq, fjalimet e guximshme të Zelenskyt janë krahasuar me thirrjen ndaj francezëve të bërë nga Charles de Gaulle në transmetimin e tij të famshëm të 18 qershorit 1940, kur ai mblodhi bashkatdhetarët e tij duke pranuar pushtimin gjerman përpara se të thoshte: “Por a është thënë fjala e fundit? A duhet të zhduket shpresa? A është humbja përfundimtare? Jo!”.

Vlen të theksojmë se sot është dita e 24-rt e konfliktit ruso-ukrainas. Moska thotë se përmbajtja e një traktati të mundshëm duhet të miratohet para se të përmendet mundësia e një takimi mes presidentëve Putin e Zelensky. Ky i fundit kërkon bisedime domethënëse për paqen e sigurinë, pa zvarritje nga Rusia.