Celebrities Gossip

Për të pasur një performancë mbresëlënëse normalisht që kërkon sakrificë dhe Lizzo sapo na e dëshmoi këtë!

Dëshira e madhe për të krijuar një atmosferë mjaft elektrizuese dhe për të bërë një performancë shumë energjike janë karakteristikë e këngëtares së njohur në mbarë botën, Lizzo. Gjatë këtyre ditëve këngëtarja është duke u stërvitur për t’ia arritur qëllimit që të bëjë sparkatën. Tre herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një video teksa shfaqet me trajnerin e saj Wade Bryant duke u stërvitur për të arritur që ta realizojë me sukses sparkatën. Ajo kishte shkruar se:

Nuk kam qenë kurrë kaq afër për të bërë sparkatën në jetën time! Një seancë me @wadebryant_ dhe unë jam në rrugën e duhur!

Ajo e ka falenderuar trajnerin e saj në Instagram, ndërkohë që në profilin e saj në Twitter krijuesja e hitit “Rumors” ka postuar një video teksa është duke bërë ‘rap’ dhe e vendos theksin më shumë tek këngët e saj të papublikuara ende. Këngëtarja e ‘Cuz I Love You’ ka punuar shumë në albumin e saj të katërt në studion e saj të regjistrimit në Los Angeles.

Rikujtojmë se, Lizzo është përfolur për një marrëdhënie me aktorin Chris Evans. E gjitha nisi me një mesazh që këngëtarja i nisi aktorit kur ishte e dehur. Edhe pse nuk e dimë se çfarë shkruhej në të, Lizzo ka shprehur se ishte paksa ‘turpëruese’. Më pas kanë vazhduar dhe flirtimet e tyre në rrjete sociale. Chris e ka uruar për ditëlindje këngëtaren duke thënë se po ndjehej dhe pak xheloz.

E si të mos mjaftonte kjo, Lizzo përhapi thashetheme se është shtatzënë me fëmijën e aktorit. Videot e saj u bënë virale në TikTok dhe fansat aq deshën. Megjithatë dhe Chris e priti mirë të gjithë këtë situatë dhe e vazhdoi rrjedhën e shakasë. Edhe pse çdo gjë përfundoi dhe u kuptua që ishte një shaka pasi Lizzo realiht nuk është shtatëzanë.