Gossip Sport

Për t’u marrë shembull, Granit Xhaka nderon trajnerin serb në mënyrën më të veçantë…

Kualifikimi i Zvicrës përballë Francës, kampione e botës është ndjerë tek të gjithë lojtarët dhe ishte një fitore befasuese për të gjithë. Granit Xhaka, protagonisti absolut, i vlerësuar nga UEFA si lojtari i ndeshjes, ka treguar lidershipin e tij duke befasuar trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, në konferencën për shtyp.

Shqiptari i Helvetëve hyri në konferencë duke i dhuruar çmimin e fituar si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke i thënë trajnerit serb:

Trofeu është i yti.

Një gjest i mrekullueshëm aq sa kjo video u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë përballë Spanjën.

Rikujtojmë, se menjëherë pas fitores ndaj Francës, Granit Xhaka ka reaguar duke u shprehur për këtë fitore shumë të rëndësishme ndaj fituesve të Kupës së Botës. Paraqitja brilante e Xhakës në atë takim, bëri që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushori shqiptar. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e anëtarit të Arsenalit. 

Nuk ka asnjë dyshim që e gjithë vëmendja ditët e fundit ka qenë tek Kampionati Europian i Futbollit “Euro 2020”.  Çdo gjë që ndodh rreth saj është një lajm! Rikujtojmë se para disa kohëve ne krijuam një sondazh në web-in e “Top Albania Radio”-s ku pyetëm publikun se cila skuadër mendonin se do të fitonte “Euro 2020”.