Tech

Përdoruesit e iPhone, me pasaporta COVID-19 !

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror thotë se po përgatit një aplikacion të quajtur “Travel Pass”, i cili do t’iu mundësojë udhëtarëve të ruajnë rezultatet e verifikuara të testit COVID-19 dhe certifikatat e tyre vaksinimit.

IATA deklaroi  se pret që ta bëjë aplikacionin të disponueshëm për t’u shkarkuar në iPhone rreth datës 15 prill, që më pas do të ndiqet nga një version për Android.

Përveç ruajtjes së certifikatave të vaksinave dhe rezultateve të testeve COVID-19, ju mund ta përdorni aplikacionin për të krijuar një version digjital të pasaportës tuaj. Ai gjithashtu përfshin një bazë të dhënash të kufizimeve lokale të udhëtimit, kështu që ju mund të informoheni me detaje para se të fluturoni diku.

Çdo informacion personal që shtoni në aplikacion ruhet në pajisjen tuaj dhe ekziston një kanal i sigurt, i koduar për laboratorët në mënyrë që të dërgojnë rezultatet e testit dhe konfirmimin e vaksinës.