Celebrities Film & Tv Showbiz

Performancat e çifteve të “Dancing With The Stars” këtë mbrëmje nuk duhen humbur kurrësesi!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.

Duke qenë se kjo ishte një mbrëmje me këngët e Top Fest ndër vite, shumë prej VIP-ave pasi mbaruan performancat e tyre ndanë edhe mendimin personal në lidhje me këngët që ishin zgjedhur. Sara Hoxha u shpreh se këtë natë ia dedikonte partnerit të saj, këngëtarit të njohur Ledri Vula duke qenë se edhe performoi një këngë të tij. Ardit Çuni gjithashtu u shpreh se ndihej i  privilegjuar që performoi nën ritmet e këngës së Dr. Florit, mbi të gjitha shtoi se debutimi i tij i parë në Top Fest ka qenë po në të njëjtin vit me këtë hit. Këngëtari tha se ndihej shumë krenar që sonte në “DWTS” iu dha mundësia që ta performonte. Elhaida Dani tha se ndjente një përgjegjësi shumë të madhe duke qenë se mbrëmjen e sotme performoi një nga këngët e saj të Top Fest. Ndërkohë ju njohim me të gjithë performancat e mbrëmjes së sotme dhe me vlerësimin e jurisë për secilin nga çiftet.

Isli dhe Ledia (27 pikë)
Julka dhe Silvester (27 pikë)
Megi dhe Jurgen (27 pikë)
Sara dhe Luixhino (27 pikë)
Irini dhe Eltion (18 pikë)
Elona dhe Anxhelo (25 pikë)
Deborah dhe Niko (27 pikë)
Albani dhe Odeta (9 pikë)
Elhaida dhe Ledian (32 pikë)
Salsano Rapi dhe Lori (32 pikë)
Genti dhe Emanuela (24 pikë)
Arbër dhe Erisa (32 pikë)
Ardit dhe Jora ( 32 pikë)