Celebrities Film & Tv

Përse janë fiksuar kaq shumë njerëzit me serialin “Squid Game”?! Flasin psikologët!

Seriali i cili ka fituar një popullaritet shumë të madh vetëm në një muaj publikim,“Squid Game” ka arritur suksesin më të madh në historinë e Netflix me 111 milion fansa që e ndjekin që nga debutimi i tij më 17 Shtator. Seriali hit i Koresë së Jugut është bërë fenomen duke tejkaluar pritshmëritë, i cili është aktualisht seriali i parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të globit, duke u bërë gjithashtu seriali i parë që po ndiqet masivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, ky serial ndër të tjera ka shkaktuar varësi mbarëkombëtare dhe psikologjia mund të japë një shpjegim për këtë. Seriali ka në fokus 456 pjesëmarrës të cilët janë mbyllur në një vend të fshehtë, për të fituar 45.6 miliardë. Por vetëm njëri prej tyre do të fitojë çmimin në para, pjesa tjetër do të vdesë. Pra, pse është “Squid Game” kaq popullor? Ja çfarë thonë psikologët:

Para së gjithash, seriali tregon realitetin e papërpunuar të kohës sonë, ku gjithçka sakrifikohet në altarin e parave, ndërsa kritikon në të njëjtën kohë shoqërinë konkurruese kapitaliste. Të varfërit konkurrojnë në një lojë jetë a vdekje për të mbijetuar dhe e gjithë kjo bëhet për të argëtuar të pasurit. Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz janë të frustruar me shoqërinë, shqetësimi për padrejtësitë shoqërore është shumë i popullarizuar. Por, përsëri, ka shumë seriale dhe filma që trajtojnë pabarazinë dhe padrejtësinë shoqërore. Por ajo që e veçon “Squid Game” është se ndërsa identifikohemi me konkurrentët dhe e vendosim veten në vendin e tyre, ata nuk janë e vetmja gjë që bëjmë. Pas disa episodeve, zbulohet se këto lojëra shikohen nga njerëz të pasur që vënë bast për të varfërit, siç bën dikush në garat me kuaj. Pra, në një kuptim, kur e shohim këtë serial, jemi në një pozicion të ngjashëm me të pasurit që gëzojnë privilegjin e gjithçkaje.

Nëse nuk e dinit krijuesit të këtij seriali, Hwang Dong-hyuk iu deshën dhjetë vjet për të arritur të krijonte këtë serial. Por fansave u deshën më pak se një muaj, për të kërkuar sezonin e dytë. Hwang Dong-hyuk fillimisht nuk kishte plane për të bërë një sezon të 2-të, por kreu i televizionit global të ‘Netflix’, Bela Bajaria tha se ishte në varësi të regjisorit dhe se si ai dëshiron të vazhdojë. Ajo gjithashtu tregoi se shkrimtarët e rinj mund të bashkëpunojnë në çdo sezon të mundshëm të ardhshëm.