Lifestyle Live From Tirana

“Janë të varur”/Psikologia: Personazhet VIP nuk jetojnë dot pa vëmendje!

Best of Live From Tirana

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë psikologia Loreta Caka, për të folur më shumë mbi varësinë ndaj vëmendjes. Pse disa persona e kanë më të theksuar dhe kur konsiderohet toksike?

A janë personazhet publike, influencerat, politikanët, të varur ndaj vëmendjes?

Absolutisht po, këta janë sfera më e lartë e varësisë që kanë ndaj vëmendjes. Ata nuk jetojnë dot pa vëmendje. Ata dhe paguhen për vëmendjen që marrin, kështu që ata kanë të ardhura nga kjo gjë. Kur ata nuk kanë vëmendje, pësojnë kriza në identitet. Pra kur fama e tyre bie, ata kuptojnë se cili është personaliteti i tyre.

A mund të jesh personazh publik pa qenë i varur nga vëmendja, por vëmendjen ta përdorësh për benefite financiare?

Atëherë truri yt nuk do jetë aq produktiv për të nxjerrë gjëra të mira. Ne jetojmë në një botë ku jemi bërë të gjithë pjesë e botës së internetit dhe duhet të jemi shumë kreativë.

Çfarë i ndodh një personazhi publik kur nuk e ka më të njëjtën vëmendje njësoj siç mund ta ketë pasur në një kulmimacion të karrierës së tij?

Atëherë pëson ankth, stres, krizë identiteti. Pyet veten ‘kush jam unë tani pa duartrokitjet e publikut, pa vëmendjen e publikut?’. Atëherë ai vazhdon dhe kupton se çfarë është personaliteti i tij pa famën, pra si është ai pa famë. Sepse kur ti je i famshëm, kur të tjerët të duartrokasin, ke një personalitet tjetër. Ndërsa kur ti je pa atë, të duket sikur gjithçka kthehet përmbys. Mendoj që këta njerëz e përjetojnë më shumë disfatën që kanë nga humbja e vëmendjes së publikut, se sa njerëzit e thjeshtë që mund të kenë nga miqtë e tyre.