Health & Beauty

Përse meshkujt nuk kanë celulit?!

Gratë dhe burrat janë të ndryshëm në shpërndarjen e yndyrës në trup. Bazuar në këtë të fundit, burrat nuk e njohin problemin e bezdisshëm të celulitit në sajë të disa dallimeve fiziologjike në lidhje me gratë. Tek gratë, shtresat e yndyrës priren të zhvillohen në sipërfaqe, në drejtim të lëkurës, dhe kështu çdo “akumulim” është menjëherë i dukshëm.

Nga ana tjetër, tek burrat, morfologjia e indit dhjamor bën që yndyra të zhvillohet më thellë, në drejtim të shtresës muskulare, pa ndryshuar estetikën e lëkurës. Pjesën tjetër sigurisht që e zë mungesa e estrogjenit, hormoneve, që tek femrat ngadalësojnë eliminimin e ujit dhe yndyrnave, duke favorizuar akumulimin (në mpiksje) në zona të caktuara të trupit.

Nëse meshkujt janë imun ndaj celulitit, gjërat ndryshojnë kur ata nuk tregojnë kujdes me ushqimin. Kaloritë e tepërta dhe yndyrnat tek meshkujt përqendrohen më së shumti në zonën e barkut, gjë të cilën në një moshë të caktuar të gjithë e kanë. Por, kini kujdes: barku tek meshkujt është pothuajse gjithmonë për shkak të një diete të keqe dhe të tepruar.