Bota

Përshkallëzimi i tensioneve Kinë-Tajvan, paralajmëron Blinken!

Çdo përpjekje e Kinës për të ndryshuar me forcë statusin e Tajvanit do të godiste “rendin botëror”, paralajmëroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kina ende e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar të ribashkohet me ishullin. Perëndimi i alarmuar e interpreton këtë si një gjuhë të koduar për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në të ardhmen.

Frika është shtuar në mënyrë drastike që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkurtin e shtuar, gjë që ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kinës me Perëndimin.

Në një intervistë, Antony Blinken paralajmëroi për pasoja të mëdha dhe jashtëzakonisht të dëmshme nëse Kina bën një lëvizje ushtarake kundër Tajvanit.

“E kam dëgjuar këtë në bisedat me shumë nga aleatët tanë të NATO-s si dhe partnerët në Azi: ekziston shqetësimi se, nëse do të kishte një krizë si rezultat i veprimeve të Kinës mbi Tajvanin, kjo do të kishte pasoja për pothuajse çdo vend në tokë. Kjo do të kishte efekte tmerrësisht shkatërruese në ekonominë globale, kjo është arsyeja pse vendet në mbarë botën shikojnë nga të gjithë që të sillen dhe të veprojnë me përgjegjësi”, tha Blinken.

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë duke u përshkallëzuar, sidomos pas vizitës të lideres tajvaneze në SHBA.