Celebrities Showbiz

Pesë gjërat që ndoshta nuk i keni ditur kurrë për Adele!

Nuk do të quhej nënvlerësim të thuhej se Adele është rritur në faqet e ‘Vogue’. Ajo u profilizua për herë të parë në vitin 2009, kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe duke u larguar nga risitë e të famshmëve në vitin 2009 ajo tha se ndihej si duhet dhe shumë mirë, ndërkohë që kishte veshur fustanin e personalizuar të ‘Barbara Tfank’, në Çmimet Grammy. Në vitin 2012, ajo u bë imazh për  kopertinën e saj të parë në ‘Vogue’ pasi publikoi albumin e saj të dytë, ’21’ dhe më pas në vitin 2016, ajo zbukuroi përsëri kopertinën e revistës pas publikimit të albumit ’25’. Tani pesë vjet më vonë, ajo është rikthyer me kopertinën e saj numër tre. Por kush është kjo fermër pas atij zëri të jashtëzakonshëm? Zbuloni se cilat janë pesë gjëra që ndoshta nuk i keni ditur kurrë për Adele.

1. Adele shkroi këngën e saj debutuese, “Hometown Glory”, në vetëm 10 minuta. Kënga u shkrua kur këngëtarja ishte adoleshente dhe pasi nëna e saj u përpoq ta bindte atë që ta linte vendlindjen e Tottenham, në Londrën e Jugut, për t’u larguar në universitet. Adele ka treguar se e improvizoi këngën në një formë proteste dhe për të vetmen arsye se ajo donte që të qëndronte.

2. Bukuroshja 33-vjeçare ka fansa të panumërt por sidomos në Britaninë e Madhe ku në vitin 2009, kryeministri i atëhershëm, Gordon Brown, i dërgoi këngëtares një letër falënderimi, duke e veçuar atë për mbajtjen e shpirtit të lartë të vendit. Në shënim shkruhej se pavarësisht problemeve që kishte vendi financiarisht ajo konsiderohej si një dritë në fund të tunelit.

3. Këngëtarja ka deklaruar publikisht se e urren të parakalojë në tapetin e kuq. Ajo ka treguar se thjesht ndien si një ngërç në stomak dhe se thjesht nuk do që ta bëjë, jo se ndihet e pasigurtë. Frika e saj në skenë ka qenë shumë e madhe gjthmonë dhe se në vitin 2015 gjatë një interviste ajo u shpreh se frika e saj për këtë po përkeqësohej çdo herë e më shumë. Ankthi i saj në fakt ndikon në stilin e saj të interpretimit, pasi ajo ndihet shumë nervoze në skenë sa herë që ka frikë dhe se nuk e ka atë guximin që të improvizojë në skenë.

4. Këngëtarja ka disa tatuazhe në duar, njëri që shkruan “Heaven” që do të thotë parajsë dhe tjetri “Angelo”, emri i djalit të saj. Gjatë një interviste për ‘Rollng Stone’ ajo tregoi edhe domethëniet e tatuazheve, që nënkuptonin se Angelo ishte parajsa e saj. Ylli i hitit ‘Hello’ ka treguar se të gjitha gjërat që i pëlqejnë më shumë tek vetja, Angelo i shpreh tek ajo dhe se është i vetmi person që arrin që ti thotë asaj jo. Adele tregon se djali i saj është shefi i gjithçkaje pavarësisht se të tjerëve mund t’ju duket edhe qesharake.

5. Adele është një fanse e zjarrtë e grupit të vajzave ‘Spice Girls’. Gjatë një intervste me James Corden ajo ka treguar se për të ka qenë një nga momentet më të mëdha kur grupi i vajzave kanë dalë sepse pasqyronin fuqinë e vajzave. Këngëtarja ka teguar gjithashtu se është ndierë shumë zemërthyer kur grupi i vajzave u nda.