Celebrities Gossip Love & Sex

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen por takimet e veçanta tregojnë të kundërtën!

Thashethemet për një lidhje romantike midis Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders janë ende mjaft të diskutueshme dhe në këtë pikë është vetëm një çështje kohe që ata ta bëjnë atë zyrtare. Yjet e “Bodies Bodies Bodies” kaluan të enjten në Universal Studios Hollywood, ku fotografët shkrepën foto të çiftit të dukur duke u kapur për dore dhe duke buzëqeshur teksa shëtisnin nëpër parkun e madh.

Të dy bënë pak përpjekje për të fshehur ndjenjat dhe gjuhën e tyre “miqësore” të trupit, por Wonders ishte ajo që e shikonte vazhdimisht Davidson. Edhe teksa po ngjiteshin tek “Revenge of the Mummy”, dyshja e dyshuar thuhet se u mbajtën për dore gjë që u vërtetua në një lloj forme edhe nga fotot.

Ylli i “Saturday Night Live”, 29 vjeç, kishte veshur pantallona portokalli të ndezura, syze dielli, një kapele bejsbolli dhe një xhup blu të përmasave si ‘ovesize’. Akoma ata nuk kanë pranuar asgjë por janë fotot, gjuha e tyre e trupit dhe gjithashtu mënyra se si sillen me njëri-tjetrin që të bën të mendosh se ka diçka më shumë sesa miq.

Edhe pse përfaqësuesit e Davidson kanë mohuar që të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin, fotot në këtë fazë flasin vetë. Të dy së fundmi u panë në një takim në New York City përpara se të hipnin në të njëjtin SUV. Komediani dhe aktorja u fotografuan duke buzëqeshur ndërsa hanin dhe duke shijuar një video në telefonin e aktorit në fillim të këtij muaji në një restorant në Bruklin.

Pas ndarjes së tij nga Emily Ratajkowski, me të cilën u takua pasi ai dhe Kim Kardashian u ndanë, Davidson dhe Wonders u duk se filluan të dalin në takime së bashku, tani gjithçka që duhet të bëjnë është ta zyrtarizojnë.