Celebrities Showbiz

Piers Morgan i kërkon falje Ed Sheeran pas hakerimit të llogarisë në Twitter dhe komenteve abuzive ndaj tij!

Prezantuesi televiziv Piers Morgan, i cili ka më shumë se 8.3 milionë ndjekës në rrjetin social Twitter, u rikthye në platformën e mediave sociale të dielën mbrëma pas postimit të fundit të bërë më 26 dhjetor. Piers Morgan me anë të një postimi i ka kërkuar falje artistit të njohur Ed Sheeran pasi hakerët morën kontrollin e llogarisë së tij në Twitter dhe e përdorën atë për të dërguar mesazhe abuzive.

Morgan u bllokua përkohësisht nga llogaria e tij në fund të muajit të kaluar pasi u vu në shënjestër nga hakerët. Llogaria e tij zyrtare publikoi një sërë postimesh që përmbanin informacione të rreme, sharje racore dhe mesazhe abuzive për njerëzit, duke përfshirë këtu Sheeran dhe Mbretëreshën e ndjerë.

Hakerat kishin postuar këngët e tij mjaft të suksesshme “Shape Of You” dhe një ofendim të rëndë për këngëtarin. Por Morgan, i cili mesa duket e ka rimarrë sërish platformën e tij sociale shpjegoi gjithçka. Ai tha:

Meqë ra fjala, kërkoj falje për të gjitha marrëzitë abuzive të postuara në profilin tim pasi u hakerova (po, po, bëni shakatë tuaja) dhe në veçanti @edsheeran që mendoj se është një këngëtar shumë i talentuar.

Postimet fyese janë hequr nga llogaria e tij personale dhe mesa duket interneti është qetësuar pas deklaratës së tij. Shumë veta mendonin se këto komente fyese ishin thënë nga vetë ai duke marrë shkas edhe nga një zënkë që ai ka patur me një bashkë prezantues për Dukeshën e Sussex.

Rikujtojmë gjithashtu se gjatë kohës që llogaria e Piers Morgan ka qenë e bllokuar është bërë edhe një postim për Andrew Tate ku prezantuesi kishte shkruar se ish-kampioni i kikboksit ishte qëlluar për vdekje në Dubai. Tate, 36 vjeç, iu bashkua listës së njerëzve të “prekur” nga hakimi, i cili me sa duket është ndalur sepse shumë prej postimeve në Twitter nuk shfaqen më.