Celebrities Gossip Music Showbiz

Pikëpyetjet e historisë mes Noizyt dhe Ledion Liços marrin fund njëherë e mirë!

Sot i ftuar në “Wake Up” ka qenë një nga reperat më të famshëm të momentit, Noizy. Ai ka dhënë më shumë detaje jo vetëm për koncertin e ri që do të zhvillohet më 14 gusht në Sheshin Nënë Tereza, “ALPHA SHOW” por ka folur edhe në lidhje me konfliktin që ka ndodhur para 6 viteve me Ledion Liçon dhe pikëpyetjet e të gjithë kësaj historie.

Një rikthim pas gjashtë vitesh në Top Media, nuk kanë qenë të paktë ata që janë habitur për ardhjen tënde këtu në Top, sa të kanë shkruar?

Më kanë shkruar pa fund.

Gjithçka ka lidhje me incidentin e Top Awards gjashtë vite më parë, ku një marrëdhënie mes teje dhe Top Medias nuk ka ekzistuar dhe nuk funksionoi. Çfarë ndodhi papritmas?

Ideja është që jemi rritur dhe 6 vite nuk janë as shumë as pak, duhet të bëjmë gjëra të bukura dhe pozitive me energji të pastër. Kjo nuk mund të ndodhë nëse mbajmë hatërmbetje dhe nëse e mbajmë mendjen tek e kaluara. Unë jam këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe këto bëhen vetëm duke bashkuar forcat dhe duke e lënë mbrapa negativitetin dhe të keqen. Dy forca të mëdha bëhen bashkë dhe nxjerrin dicka të bukur në dritë siç është aktualisht “Alpha Show”, koncerti i madh që do mbahet me 14 gusht. Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, nuk mund të flas për të gjithë por për mua personalisht Top Fest është skena e parë që unë kam shkelur dhe që i përket Top Channel. Kështu që mendova: u bë çfarë u bë, faji mbetet jetim dhe nuk jam këtu për të fajësuar askënd. Faji mbetet jetim. Ideja është që të ecim përpara dhe të hapim një epokë të re.

Postimi i atëhershëm ishte fyes jo vetëm ndaj institucionit por edhe Ledionit, u deshën gjashtë vite për të kuptuar rëndësinë për të treguar në një lloj forme që shumë vite kalojnë dhe kjo është mënyra që ne i dalim për zot gjërave që kemi thënë ndoshta është duke reflektuar, përpos faktit që është muzikë por edhe sepse jemi personazhe publik dhe kemi ndikim.

Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ‘pajtimi’, por angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë që të reflektoj mbi ngjarjen. Ideja është që unë jam gjatë gjithë vitit në udhëtime jashtë vendit me koncerte, vetëm tre ditë jam në Shqipëri. Merrem me koncerte dhe gjithcka është shumë e ngarkuar.

Ke pasur mundësi që të komunikosh me Ledionin gjatë kësaj kohe?

Jo, nuk kam pasur mundësi por e kam menduar që të komunikoj. Nuk na janë përplasur rrugët. Nuk kam qenë asnjëherë kundër t’u pajtonim sepse ndoshta ishte edhe pak e nxituar nga ana ime, pra të ishte pak më personale sesa të shkonte deri tek familja. Mund të ishte bërë pak më ndryshe por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten por siç e thashë dhe më parë faji mbetet jetim dhe nuk po i kthehemi dhe njëherë se i kujt ishte faji apo kush e nisi.