Në marsin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim për shkak të pandemisë COVID-19, një person i maskuar hyri në muzeun Singer Laren në Holandë, duke thyer xhamat me një çekiç dhe doli prej andej me një pikturë të jashtëzakonshme me vlerë miliona euro. “Kopshti pranveror i familjes Nuenen”, i pikturuar në vitin 1884 nga Van Gogh u vodh gjatë mesnatës, por dedektivi holandez Arthur Brand e gjurmoi për vite me radhë një nga kryeveprat më të mëdha në botë.
Por, vetëm pak ditë më parë, piktura e vjedhur u rikthye e futur në një qese të rrjetit të supermarketeve Ikea, siç raportoi The New York Times. Në një video të postuar në Instagram, dedektivi Arthur Brand, prezanton këtë kryevepër arti të restauruar. Brand u shpreh:
“Kopshti pranveror” nga Vincent van Gogh u vodh tre vjet e gjysmë më parë në ditëlindjen e piktorit nga një muze në Holandë…Ja ku është! Ne e kemi kërkuar për shumë vite.
Piktura me vlerë rreth 3.2 milionë deri në 6.4 milionë dollarë iu dorëzua Brand-it nga një burrë i panjohur, e futur në një çantë blu Ikea. “Më në fund, është këtu, është kthyer,” tha Brand, duke njoftuar se do t’ia kthejë kryeveprën drejtorit të muzeut Singer Laren.
Një ditë e shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Van Gogh në mbarë botën.