Bota

Plastika, mbetje e rrezikshme! Marrëveshja për të ulur shkarkimin në dete

180 vende, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pranuar t’i konsiderojnë si të rrezikshme mbetjet plastike. Marrëveshja e arritur prej tyre pritet ta reduktojë ndjeshëm sasinë e plastikës që përfundon në brigjet e oqeaneve të globit. Ujdia ligjërisht detyruese nënkupton se vendet firmëtarë duhet të monitorojnë e të gjurmojnë mijëra ton mbetjesh plastike jashtë kufijve të tyre.