Celebrities Gossip Showbiz

Po e bëjnë për zhurmë apo me të vërtetë ka diçka mes tyre, fotot e fundit mes Jasminës dhe Ardian Bujupit po na bëjnë të dyshojmë…

Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut, projektet e të cilit mirëpriten gjithmonë. Bëhet fjalë për Ardian Bujupin i cili zbulon nga një surprizë sa i përket projekteve muzikore që menjëherë shndërrohen në hite.

E këtë herë surpriza duket të jetë një nga ish- konkurrentet e programit hit ‘Për’Puthen’. Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Siç ka ndodhur dhe së fundmi ku po përflitet shumë për një lidhje mes dyshes edhe pse Ardiani tregoi se në fakt mes tyre nuk ka asgjë veçse një bashkëpunim pasi bukuroshja do të jetë modele protagoniste në klipin e këngës së ardhshme të artistit. Mirëpo, disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.

Vitin e kaluar, këngëtari shënoi 10 vite karrierë dhe këtë fakt e lajmëroi edhe pak kohë më parë. Ai zbuloi se çfarë surprize i priste fansat e tij këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. Artisti lajmëroi se do të sjellë një album të ri. Albumi quhet “10” dhe ka plot 10 projekte muzikore.

Capital T dhe Ardian Bujupi kanë sjellë këngën “Andiamo”, një bashkëpunim që u pëlqye shumë nga fansat dhe arriti majat e klasifikimit në The Top List. Megjithatë, ata e kanë ‘thumbuar’ jo pak herë njëri-tjetrin në intervista e rrjete sociale.

Në një intervistë, Capital T u shpreh se Ardiani nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për suksesin që kënga e tyre arriti. Nga ana tjetër, Ardian është kundërpërgjigjur në rrjetet e tij sociale, duke i kërkuar që diskutimet t’i bëjnë live.

Ndërkohë që të gjithë mendonin se dyshja nuk bëhet më bashkë, Capital T surprizoi në intervistën e tij në “Pardon My French” para disa muajsh. I pyetur rreth marrëdhënies me këngëtarin, ai shprehet se çdo gjë është sheshuar.

Me Ardianin kemi folur, i kemi sqaruar. Nuk është se jemi armiq. Kemi patur një keqkuptim…por tani raportet tona janë të mira.