Celebrities Film & Tv Showbiz

“Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do të kishte kuptim”, rifillon afrimiteti mes dyshes Luiz-Kiara!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani qendër të vëmendjes, polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tyre, janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përfliten kudo dhe situatat që krijohen vazhdojnë të jenë tema diskutimi për shumë shikues.

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Megjithëse Luizi vazhdon të tregojë kujdes ndaj saj, Kiara e ka komentuar situatën duke theksuar se ai po e bën atë thjesht për “show”. Edhe pse ai shpesh herë e ka zgjuar për t’i dhënë ilaçet, ajo ka zgjedhur të mos i flasë ose ta falenderojë për atë veprim. Nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i mbajë qëndrim apo akulli mes tyre do të thyhet. Çdo gjë varet nga dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë, ku siç dihet, ka gjasa që të ndryshojnë dita-ditës.

Pas bisedimeve dhe zënkave që ata të dy kanë patur kunddrejt njëri-tjetrit, duket se protagonistët vazhdojnë të gjejnë një rrugë komunikimi mes tyre. Gjatë natës së djeshme Kiara dhe Luiz kanë qëndruar në krevatin e saj dhe kanë biseduar deri në orët e para të mëngjesit. Kiara i ka thënë këngëtarit fjalët:

Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do të kishte kuptim. Nuk po ta them për të të bërë qejfin. Ke një lloj humori, përveç gjërave që të kam thënë, që mua më shkrin dhe dua të qesh.

Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër, ku njëra prej tyre është edhe Kejvina. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara e cila duke qarë është shprehur se:

Jam ndjerë shumë keq. I ndjeva të gjithë kundër. Të betohem. Po më dridhej zëri. Thashë sa turp. Nuk kam dashur kurrë të jem pjesë e këtyre situatave. Unë për këtë çështje çfarë nuk i kam thënë Luizit. Ju ikët nga dhoma në prime dhe nuk e keni dëgjuar çfarë i thashë atij në sy.