Botë e Çuditshme Food & Drink

Porositi 31 hamburgera ‘aksidentalisht’, ja veprimi i nënës së 2-vjeçarit!

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi la telefonin hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi 31 hamburgera te McDonald’s. Kelsey Golden, e cila është punonjëse marketingu në një shkollë, po merrej me librin vjetor të institucionit në kompjuterin e saj në shtëpi. Ajo ishte duke u marrë me disa foto kur 2-vjeçari Barrett filloi të përdorte telefonin e saj.

Golden shpjegoi se djalit të saj i pëlqen të përdorë aplikacionin e kamerës.

Atij i pëlqen të shikojë reflektimin e tij, më shumë sesa të luajë lojëra apo të merret me ndonjë aktivitet tjetër në celular.

Por këtë herë, Barrett vendosi të porosisë 31 hamburgera në vend se të shohë reflektimin e tij në kamera. Golden mendoi fillimisht se korrieri ishte në shtëpinë e gabuar.

Pastaj më kuptova se Barrett po luante me telefonin tim. Mendova, oh Zot, ai me të vërtetë e bëri këtë.

Mamaja e 2-vjeçarit vijoi duke thënë se:

Porosia ‘aksidentale’ ishte edhe më e pavend, sepse askush në familjen tonë nuk i pëlqen hamburgerat.

Kështu që ajo postoi në faqen e saj në Facebook lajmin dhe ofroi ushqimin falas. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se kompania amerikane e ushqimit të shpejtë McDonald’s po mbyll 850 bizneset e saj në Rusi, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Kompania ndërkaq njoftoi se:

Të gjitha dyqanet në Rusi do të mbyllen përkohësisht, por pagat e rreth 62,000 punonjësve vendas do të vazhdojnë të paguhen.

Dhe jo vetëm McDonald’s. Starbucks, Coca-Cola, PepsiCo dhe General Electric, markat e kudogjendura globale dhe simbolet e korporatave amerikane njoftuan se po pezullonin përkohësisht biznesin e tyre në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Sipas mediave të huaja, një përdorues i platformës “Reddit” postoi një foto të frigoriferit të një shokut të tij dhe u bë menjëherë viral.