Celebrities Showbiz

Porsi adoleshentë, Kim Kardashian me veprimin e fundit na tha shumë për marrëdhënien e saj me Pete Davidson!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson vazhdojnë të shfaqin në publik dashurinë e tyre, ndërsa romanca e re e konfirmuar është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Çifti i dashuruar u panë së bashku shumë të lumtur duke buzëqeshur, teksa dolën për një mbrëmje romantike në restorantin italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica, Kaliforni, të dielën në mbrëmje. Megjithatë, dukej sikur Ylli i “Keepeng Up With The Kardashians” dhe Pete Davidson, kishin shijuar një mbrëmje romantike së bashku plot dashuri, teksa vihet re se aktori amerikan kishte një shenjë në anën e majtë të qafës së tij.

Marrëdhënia e tyre e përfolur u konfirmua javën e kaluar kur u publikuan foto ekskluzive të çiftit të kapur për dore në Palm Springs, në një shfaqje të guximshme publike të dashurisë së tyre. Të dy mbërritën së bashku për darkë me automjetin e tij dhe u shoqëruan nga truproja e tyre në një dhomë private të restorantit luksoz. Teksa po largoheshin, çifti u panë të kapur për dore dhe nuk mund të ndalonin të qeshurat së bashku pasi hynë në makinën e tyre. Kim u shfaq e veshur me një fund lëkure të gjatë të zi, dorashka dhe kapele në ngjyrë të zezë, këpucë të zeza dhe në dorë mbantë një çantë ngjyrë gri. Ndërsa Pete Davidson, ishte i veshur me një palë xhinse, bluzë jeshile të thjeshtë, xhaketë, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një kapele kafe.

Rikujtojmë se, një nga pyetjet që shumë i bëjnë vetes, është si e ka pritur ish-partneri i Kim, Kanye West lidhjen e re të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij. Dhe siç pritet Kanye nuk është aspak i lumtur me lajmin. Një burim tha për “Hollywood Life” se:

Kanye nuk është aspak i kënaqur që Kim dhe Pete i çojnë gjërat në një nivel tjetër dhe ai ishte shumë i mërzitur që Pete u ftua në shtëpinë e Kris Jenner. Ai tha se nuk është e drejtë, sepse ajo është gjyshja e fëmijëve të tij.

Gjithashtu, aktori dhe komediani i njohur Pete Davidson, ishte duke festuar ditëlindjen e tij të 28-të me Kim Kardashian, reperin e njohur amerikan Flavor Flav dhe me nënën e Kim-it, Kris Jenner. Kim, Kris dhe Pete kishin veshur pizhamet e markës së njohur “SKIMS”, ku sipërmarrëse është vetë Kim Kardashian. Të gjithë së bashku festuan në shtëpinë e Kris Jenner në Palm Springs.