Celebrities Gossip Showbiz

Prezantuesit e TAR në një ‘dyluftim titanësh’! Enxhi Nasufi dhe Eni Shehu gati për të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS jemi duke i zbuluar çdo ditë e më tepër.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Fitoren kanë si synim dhe dy çiftet që do të përmendim, ku bëhet fjalë për këngëtaren dhe prezantuesen Enxhi Nasufi dhe aktorin dhe gazetarin Eni Shehu. Dhe çfarë i bashkon ata të dy veç dëshirës për të treguar talentin e tyre në kërcim?!

Enxhi dhe Eni janë pjesë e Top Albania Radio-s. Ai prezanton “Live From Tirana”, ndërsa ajo “Wake Up” çdo mëngjes. Ndërsa Enxhi do të kërcejë me Silvester, partnerja e Enit në DWTS është Odeta. Ju me siguri i njihni dhe i pëlqeni këta dy konkurrentë të “Dancing with the Stars”, por për kë bëjnë tifo fansat e TAR, për Enxhin apo Enin?!