Celebrities Gossip

Princ Harry i shkakton dhimbje koke Princit William?! Ja çfarë thonë burimet pranë familjes mbretërore…

Princit William nuk i pëlqen të flasë për vëllanë e tij Harry-n, sepse kjo “i jep një dhimbje koke”, ka pohuar një mik i Dukës. Duka dhe Dukesha e Sussex-it u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë për të parë Mbretëreshën për herë të parë në dy vjet.

Çifti bëri një vizitë private te monarkja në rrugën e tyre për në Lojërat Invictus në Holandë, që shënon udhëtimin e tyre të parë të përbashkët që kur ata u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020.

Harry nuk e pa William gjatë kohës së tij të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Duka i Kembrixhit aktualisht është në pushime me ski me familjen e tij. Vëllezërit nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur zbuluan së bashku një statujë të nënës së tyre Princeshës Diana jashtë Pallatit Kensington në korrik të vitit të kaluar. Një mik i William tha për Daily Mail:

Atij nuk i pëlqen të flasë për Harry-n. Ai thotë se kjo i shkakton dhimbje koke. Ai e kupton nevojën për pajtim dhe të gjitha këto, por në të njëjtën kohë ai shqetësohet se babai i tij do të lëndohet nga Harry.

Harry dhe Meghan mendohet se kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën pas një fluturimi gjatë natës nga SHBA. Ata nuk i sollën fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, por i premtuan Mbretëreshës se do t’i shihte të dy në të ardhmen e afërt.