Bota

Princi William mesazh pas vdekjes së gjyshit të tij, Dukës së Edinburgut!

Princi William i trishtuar për vdekjen e gjyshit të tij, ka shpërndarë një mesazh pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ku shprehet se atij do t’i mungojë shumë. Homazhi prekës është shpërndarë në faqet zyrtare të mediave sociale të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, së bashku me një foto të Princit Philip me Princ George.

Ndihem me fat që jo vetëm kisha shembullin e tij për të më drejtuar, por edhe praninë e tij në ditët më të mira dhe më të vështira të jetës time. Do të jem gjithmonë mirënjohës për faktin që gruaja ime kishte kaq shumë vite për ta njohur gjyshin tim dhe për mirësinë që ai i tregoi asaj. Nuk do t’i marr kurrë të mirëqena kujtimet e veçanta që fëmijët e mi do të kenë nga stërgjyshi i tyre , i cili vinte t’i merrte në karrocën e tij dhe duke u ushqyer atyre ndjenjën e aventurës si edhe sensin e tij të humorit! Gjyshi im ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe pjesë e një brezi të jashtëzakonshëm. Catherine dhe unë do të vazhdojmë të bëjmë atë që ai do të dëshironte dhe do të mbështesim Mbretëreshën në vitet në vazhdim. Do të më marrë malli për Gjyshin tim.

Më 9 prill Princi Philip humbi jetën dhe që atëherë flamujt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë ulur në gjysmë shtizë. Të shtunën në 0rën 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të princit, ndërkohë që në nder të tij do të mbahet një ceremoni  me shumë pak persona për shkak të pandemisë në Saint George Chapel.