Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Prisni pak! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të jenë fejuar dhe ne nuk dimë gjë?!

Një nga çiftet më të njohur dhe më të komentuar të momentit janë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Që pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre para disa muajsh, në çdo dalje publike dyshja kanë qenë së bashku. Duke qenë se ata janë bërë të pandashëm tashmë janë rritur edhe dyshimet në lidhje me një fejesë të fshehtë mes tyre.

Është Jennifer Lopez ajo që së fundmi ka ndezur thashethemet për një fejesë të mundshme me Ben Affleck, pasi është fotografuar duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë, në fotografitë e reja të publikuara në rrjet nga paparacët të enjten.

Këngëtarja e hitit “Cambia el Paso”, 52-vjeçe, ishte parë edhe më parë duke blerë disa mobilje me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në Culver City, Los Angeles. Lopez ishte veshur me një fustan shumën elegant për një dalje të rastësishme. Ndërkohë Emme u shfaq e veshur me një palë xhinse, një pulovër dhe atlete ‘converse’ me pak fjalë një stil shumë komod.

Kujtojmë se para pak muajsh këngëtarja e njohur dhe aktorja më e re njëkohësisht ishte në një turne promovues për filmin e saj të ri, “Marry Me”. Aktorja kryesore e filmit i tha Ellen DeGeneres se nuk mund ta kishte “menduar kurrë” rikthimin së bashku me regjisorin e “Argo”, por shtoi se për të ishte një gjë shumë e bukur. Ndoshta kjo ka qenë edhe një nga arsyet se pse ajo kishte zgjedhur që të vishte edhe një fustan nusërie në premierën e filmit.

Ndërkohë që duhet të theksojmë se këngëtarja Lopez dhe aktori Ben Affleck kanë qenë të lidhur me njëri tjetrin edhe dy dekada më parë por duke qenë se patë problemet e tyre zgjidhën që ti jepnin fund lidhjes në 2004, por që pas shumë vitesh konkretisht në 2021 ata e gjetën përsëri urën e komunikimit dhe tani janë bashkë.