Celebrities Gossip Showbiz

E vutë re mungesën e J.Lo dhe Ben Affleck në ceremoninë e ‘Oscar’?! Arsyeja që e bëri dyshen të mungonte…

Siç tanimë e dimë, “Coda” u shpall filmi më i mirë i edicionit të 94-rt të çmimeve Oscar 2022, në një ceremoni që për publikun shqiptar erdhi live në Top Channel. Komedia dramatike “Coda” me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier” dhe ku gjithçka vjen përmes gjuhës së shenjave në një familje peshkatarësh që nuk flasin, me përjashtim të vajzës.

Ndërkaq, nëse nuk e dinit dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ishin të pranishëm në ceremoninë më të rëndësishme të vitit. Kjo pasi asnjë nga projektet e tyre të fundit nuk mori ndonjë nominim. Nëse do të ishin pjesë do të ishte hera e tyre e parë në ceremoninë e ‘Oscars’ që nga rindezja e marrëdhënies së tyre. Kujtojmë që për herë të parë ata parakaluan bashkë në tapetin e Oscar-i në vitin 2003.

Në fillim të kësaj jave, një burim foli për ‘Entertainment Tonight’ se sa serioze janë gjërat mes Lopez dhe Affleck pas gati një vit lidhje.

Ben dhe Jennifer mezi presin të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku dhe e dinë se ata ishin të destinuar të ishin bashkë.

Diva e muzikës pop ndërkaq e di se çfarë dëshiron kur bëhet fjalë për një propozim për martesë. Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin radiofonik “Heart FM”, aktorja 52-vjeçare tregoi pse është kundër propozimeve publike.

Më pëlqejnë shfaqjet publike. Nuk e di nëse do të më pëlqente një propozim në publik, mendoj se kjo është një gjë më intime mes dy njerëzve, diçka e shenjtë që duhet të jetë vetëm midis dy njerëzve. Kur jeni gati t’i premtoni jetën njëri-tjetrit, kjo është një gjë e madhe.

Sjellim në vëmendje se çifti hollivudian pas disa muajsh kërkimi për shtëpinë perfekte, duket se më në fund e kanë gjetur. Ata janë gati të shpenzojnë 50 milionë dollarë për një shtëpi të madhe në Bel-Air, Los Angeles, që përfshin rreth 1900 metra katrorë.

Pavarësisht çmimit të lartë për t’u paguar, ata janë gati ta finalizojnë marrëveshjen për pronën gjigante, e cila do të ofrojë shumë hapësirë për fëmijët e tyre. Çifti, fillimisht u takuan nga viti 2002 deri në 2004, e ndërprenë fejesën dhe u rilidhën pranverën e kaluar.