Health & Beauty Lifestyle

Produkti i vetëm që do ta bëjë banjën të shkëlqejë nga pastërtia!

Larja e shtëpisë mund të bëhet fare mirë edhe nga produktet natyrale. Solucionet larëse përmbajnë kimikate toksike që dëmtojnë rëndë shëndetin. Në kuzhinë mund të gjeni një produkt që do ta bëjë banjon tuaj të shkëlqejë nga pastërtia. E kemi fjalën për uthullën e bardhë të rrushit. Ajo shërben për të larë pothuaj të gjitha pajisjet hidrosanitare, duke filluar nga WC-ja, vaska, kabina e dushit, deri te dritaret dhe rubinetët që duken gjithmonë të pisët dhe me shenja uji.

Për të pastruar tualetin mjafton që të derdhni në gjithë sipërfaqen e tij uthull rrushi dhe ta lini të veprojë për 15-20 minuta, më pas fërkojeni me furçë dhe lajeni me ujë të bollshëm. Vaska është një ndër ato objekte që duhet pastruar vazhdimisht dhe i duhet ndërruaj uji pas çdo larjeje. Por nuk mjafton me kaq pasi patogjenët agresivë dhe bakteret e ndryshme mbesin sërish brenda saj. Për t’i rikthyer pastërtinë dhe shkëlqimin mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke.

Edhe myku është një çështje e zakonshme në shumicën e familjeve, veçanërisht gjatë muajve më të ftohtë dhe më të lagësht. Për fat të mirë, fansat e Sophie Hinchliffe, e njohur më mirë si Mrs Hinch kanë zbuluar disa mjete pastrimi për të trajtuar këtë problem. Një prej tyre u shpërnda nga Red Locke në Facebook dhe sipas këtij eksperti të pastrimit, gjithçka që ju nevojitet është pak pastë dhëmbësh.

Për të vijuar me procesin e larjes së tualetit, në fillim tretni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri. Fërkoni rubinetin me të dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund fshijeni me leckë pambuku. Do të habiteni nga rezultati. Ndërkaq, jo të gjitha gjërat janë të përshtatshme që të ruhen në tualet. Nëse mbajmë disa sende në një mjedis të lagësht dhe të nxehtë, kjo mund të ndikojë në shëndetin dhe pamjen tonë, por edhe qëndrueshmërinë afatshkurtër të vetë artikujve.