Botë e Çuditshme Tech

Produkti më i ri i prezantuar nga ‘Apple’, aspak ai që prisni!

Në eventin e djeshëm të Apple u prezantuan një seri produktesh, ku ndër më të rëndësishmet ishin laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX. Këta laptopë ishin të kompletuar me më shumë porta për pajisjet e jashtme, më shumë fuqi kompjuterike, një rezolucion më të lartë ekrani dhe grafika të shkëlqyera.

Por, një nga produktet e prezantuara nuk ka kaluar pa u vënë re dhe historia që ai ka nga mbrapa mund t’ju bëjë për të qeshur. Apple ka prezantuar një leckë pastrimi prej 19 dollarësh. Jo, jo kjo nuk është një shaka siç janë shishja e ujit Apple dhe çorapet Apple.

“Lecka e pastrimit” Apple është bërë nga një material i butë, jo gërryes i aftë të pastrojë çdo ekran të Apple, përfshirë xhamin cilësor të laptopëve të rinj Macbook. Më e rëndësishmja, ai gjithashtu përmban një logo të Apple. Ky produkt kushton 19 dollarë, e ndërsa i njëjti produkt në Amazon dhe platforma të tjera si Ebay nuk kushton më shumë se 1 dollarë.

Rikujtojmë se së fundmi është lançuar modeli më i ri i iPhone 13, i quajtur “Total gold”. Telefoni i ri i Apple është i larë në ar 18 karatësh dhe kushton mbi 48 mijë dollarë. Modeli vjen në sasi të limituar prej vetëm 99 telefonash, të krijuar mjeshtërisht nga dizenjuesit e kompanisë së aksesorëve luksoze Caviar. iPhone 13 Pro Max Total Gold, është punuar me stil barok artistik.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka propozuar kabllot USB-C si një standard të unifikuar për teknologjinë e karikimit të smartphone-ve në të gjithë bllokun. Propozimi krijon një përplasje të mundshme midis BE-së dhe Apple, e cila deri më tani i ka rezistuar përpjekjeve për të imponuar një lloj karikuesi universal.