Film & Tv Food & Drink Lifestyle

Spoti publicitar i pijes energjike Storm sapo na bëri nostalgjikë për “Mean Girls”, Heidi Baci një ‘Karen’ ideale!

Dje ishte “3 Tetor”… Një datë kjo që e dimë që adhuruesit e filmave e lidhin menjëherë me një ndër filmat ikonikë, “Mean Girls”. Shpesh ky film i cili daton rreth vitit 2004, është marrë si referencë edhe nëpër klipe muzikore, rikrijime të filmave në vitet që pasuan, por edhe në veshjet e festës së Halloween… po, e kemi fjalën pikërisht për ato veshjet aq seksi të vajzave protagoniste.

Por ja që “Mean Girls” i përshtatet kaq mirë edhe një spoti për një pije energjike! Le ta korigjojmë pak, një pije jo dosido energjike!

Thënë kjo, prej rreth një muaji, ka dalë në treg pija energjike Storm, në dy versione; Thunder Storm dhe Lightning Storm me zero sheqer. Të gjithë kuriozë rreth saj, jo vetëm për shkak të shijes, por dhe për marrjen e duhur të energjisë, cilësisë, si dhe ‘designin’ kaq interesant të përzgjedhur!

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da @drinkastorm

Dhe tani le të kalojmë pak tek spoti… E publikuar ditën e djeshme, 3 tetor, promo mori vëmendjen e të gjiithëve ne. Aspak e paralajmëruar më parë dhe kaq surprizë, kjo video ishte thjesht ‘wow’, (pa ekzagjerim, sepse vërtet nuk mund të numërohet se sa herë e pamë dhe e ri-pamë sërish).

Tani, sa i përket filmit “Mean Girls”, për të gjithë ju që nuk e keni parë (nëse nuk keni patur TV sepse nuk ka shpjegim tjetër), ky është një film amerikan komedi për adoleshentët i vitit 2004 me regji të Mark Waters dhe shkruar nga Tina Fey. Në të luajnë Lindsay Lohan, Rachel McAdams, Tim Meadows, Ana Gasteyer, Amanda Seyfried, Amy Poehler dhe Tina Fey. Filmi ndjek ngjarjet e Cady Heron (Lohan), një adoleshente naive që transferohet në një shkollë të mesme amerikane pas vitesh shkollimi në shtëpi në Afrikë. Cady shpejt miqësohet me dy personazhe disi rebelë të ‘regjimit’ të shkollës (Lizzy Caplan dhe Daniel Franzese), duke formuar treshen që organizojnë një plan për të marrë hak ndaj Regina George (McAdams), udhëheqësja e grupit që të gjithë i kanë zili dhe duan të jenë pjesë e tij, të njohur si ‘Plastics’. Gjithçka shkonë mirë e bukur derisa Cady ‘bën gabimin’ duke rënë në dashuri me Aaron Samuels, ish të dashurin e Regina George.

Ok, pra! Kaq përmbajtje për momentin.

Kjo sepse promoja e Storm, nuk sjell vëmendjen as te personazhi i Cady Heron (Lindsay Lohan) dhe as tek Regina George (Rachel McAdams). Përkundrazi, tek një personazh tjetër në film që mbase luan një nga rolet më kyç në të gjithë këtë komedi… Karen Smith luajtur nga Amanda Seyfried, padyshim një personazh ikonik, por që në fakt nuk shquhet shumë (në fakt aspak) për zgjuarsinë e saj. Ok, për ju që e keni parë do thoni ‘budallaqe’, por ne jemi më të ëmbël.

‘Karen’ ka qenë dje kryefjala e Storm, gati imazhi i pijes energjike. E këtu fillon një tjetër kontrast kaq i lezetshëm! Ky rol ikonik erdhi nga personazhi më ‘jo bionde’ e mundshme… Heidi Baci (besoj se këtu biem të gjithë dakord pasi e pamë në rrugëtimin e saj prej gati 5 muajsh në Big Brother VIP 3, nga mënyra e artikulimit, idetë dhe opinionet, etj), duke e bërë kështu një nga vajzat më inteligjente jo vetëm të këtij edicioni por të të treja edicioneve VIP.

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da @drinkastorm

Dhe komedia vijon! Heidi imiton në mënyrën më perfekte të mundshme, disa nga skenat më ikonike të personazhit të Karen. Pra, nuk di të kapë një top, literalisht.

Shprehja kaq ‘naive’ ku i thotë Cady:

Pra, nëse je nga Afrika, pse je e bardhë?!

Ah, edhe ‘talentet’ e rralla të Karen nuk mund të rrimë pa i përmendur; mund të fusë të gjithë dorën në gojë (wow) dhe gjoksi i saj ‘parashikon’ që do të ketë stuhi… gjatë stuhisë! Mbresëlënëse!

Përfundimi?

Një promo e arrirë nga mënyra e realizimit, kaq e punuar bukur me çdo detaj, sikur po shihje vërtet “Mean Girls”, por në fakt edhe më mirë.

Aktrimi i Heidit? I shkëlqyer! Ngjashmëria me filmin? 100%. A na dha etje për të rrëmbyer menjëherë një Storm? Padyshim!

Epo, çfarë po prisni akoma?!

Storm – Ndiq stuhinë!

Spoti publicitar i Storm është realizuar nga VGA Studio