Celebrities Gossip Showbiz

Provojeni edhe ju, veprimi i parë që bën Selena Gomez kur është e rënduar psikologjikisht!

Së fundmi këngëtarja Selena Gomez ka folur për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditët kur është e rënduar psikologjikisht. Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, ylli i muzikës pop foli për luftën me shëndetin mendor. Selena shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës së saj.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës, isha shumë fort e lidhur pas shtratit tim.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesja e “Rare Beauty”. Ndërkaq Gomez vijon të shprehet se:

Filloi me depresionin, pastaj shkova deri në izolim. Më pas, isha unë që nuk mund të lëvizja nga shtrati. Më ndodhte që për disa javë të isha në shtrat, pasi vetëm ideja e të ecurit më dukej sikur më merrte frymën.

Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit.

Dalja nga dhoma e gjumit dhe të rrethuarit me njerëz ishte një nga mënyrat më të mira për të dalë nga rëndesa psikologjike. Mund të jesh në një dhomë plot me njerëz dhe prapë të ndihesh tmerrësisht e vetmuar. Unë e di që kjo ndjenjë nuk është e mirë, por të punosh mbi problemet më ka ndihmuar shumë.