Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Pse “Big Brother VIP” të bën më të famshëm dhe më të pasur sipas Meridian Ramçaj!

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së BBV, Meridian Ramçaj. Këtë edicion të dytë, Meridiani ka shprehur mbështetjen e tij për një nga banorët që ndodhet brenda shtëpisë dhe që është një prej finalistëve, Luiz Ejlli. Në fillim u diskutua në lidhje me rikthimin e Efit si banore brenda shtëpisë së BBV dhe që tani është një prej finalisteve. Meridiani u shpreh:

Të gjithë thonë që doja të dilja vetë, isha mërzitur por të gjithë nga brenda e kanë atë dëshirën për t’u rikthyer dhe për të qenë pjesë e atij formati deri në fund të atij rrugëtimi. Të gjithë hyjnë për të vajtur në finale dhe të gjithë gëzohen kur dalin.

Më tej ai shtoi:

Ajo është si një shkollë. Të kesh të bësh me 17 karaktere dhe personalitete të ndryshme ku secili është ndryshe nga tjetri dhe nuk kanë asnjë të ngjashme me njëri-tjetrin. Shiko kush shkoi në finale, Kristi me kë ngjan nga ato si karaktere dhe si personazh? Me asnjë, as Dea Mishel dhe Efi. Luizi është totalisht i veçantë në mënyrën e tij. Absolutisht që kjo të përgatit për jetën e përditshme, të mëson si duhet të reagosh në situata të ndryshme. Pas 2 javësh në atë shtëpi njeriu fillon edhe del në karakterin e tij unë e kam thënë. Të njëjtat gjëra ndodhin edhe në jetën tonë të përditshme. Normalisht që të bën më të fortë dhe ta kalit atë pjesën e durimit sepse bëhesh më i duruar.

A të bën “Big Brother VIP” më të famshëm?

Për çfarë hyjnë njerëzit? Formate të tilla janë një mundësi që ti të promovohesh. BBV është një mundësi që ty të jep që të shfaqësh atë që ti ndoshta ke, si për shembull të folurit, të argumentuarit, je ngacmues, mund të bësh një opinionist të mirë sepse ke shumë gjëra që BBV t’i promovon.

A të bën “Big Brother VIP” më të pasur?

Absolutisht që po. Çdo mundësi që të jepet në televizion është një mundësi për t’u bërë i pasur por varet sa di ti që ta shfrytëzosh.