Health & Beauty Love & Sex

Pse duhet të hedhim poshtë konceptin e trupit perfekt veror…

Gjatë sezonit të plazhit, shumë prej jush mund të fillojnë të ndiejnë presionin mendor për të bërë diçka në lidhje me trupat tuaj. Fotografitë, videot, postimet dhe artikujt sugjerojnë një imazh ideal të një trupi veror mundësisht të hollë dhe të tonifikuar.

Stigma e peshës që vjen së bashku me motin e nxehtë mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor dhe vetëbesimin dhe ne mund të ndihemi të frustruar që nuk e kemi arritur atë “trup të përsosur veror”.

E vërteta është, një “trup plazhi” është çdo trup në plazh dhe të gjithë duhet të jemi të lirë të kënaqemi, gjatë gjithë kohës, pa asnjë presion. Ja disa arsye pse duhet të ndalojmë së përdoruri frazat si “trupi i verës”, “trupi i plazhit” ose “trupi i bikinit”:

Ne nuk kemi nevojë të shikojmë për një zgjidhje të caktuar për të shijuar verën ose çdo kohë tjetër në jetë.

Koncepti i “trupit veror” ose “trupit të plazhit” është një ‘kurth’ mendor që mund të na imponojë pritshmëri joreale. Ideja e pamjes perfekte verore krijon një iluzion se ne duhet të shikojmë në një mënyrë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara, domethënë ne duhet të jemi të hollë dhe të tonifikuar për të veshur një kostum banje, për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën.

Kur ai objektiv nuk arrihet, mund të çojë në zhgënjim, ankth apo edhe çrregullime të ngrënies. E vërteta është, nëse keni një trup dhe bikini mbi të, ju jeni mjaftueshëm të përsosur për të shkuar në plazh dhe për të shijuar verën në maksimum.

Ne duhet të vendosim shëndetin tonë në radhë të parë.

Shumë njerëz mund të përdorin ndjenjën e pakënaqësisë dhe turpit gjatë një bisede për trupin ideal në plazh për të na ofruar të gjitha llojet e planeve të dietës ose stërvitjes, por zakonisht nuk ka të bëjë me shëndetin. Ajo që duhet të kuptojmë është se ne duhet të kujdesemi për trupin tonë gjatë gjithë vitit dhe qëllimi ynë kryesor duhet të jetë të bëhemi më të shëndetshëm dhe më të fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht por jo të dukemi më mirë në plazh. Synime realiste dhe të shëndetshme, kjo është ajo që na nevojitet në vend të trupit ideal dhe standardeve jorealiste të bukurisë.

Ekspertët sugjerojnë që në vend që të promovojmë imazhin e trupave të hollë të plazhit, ne duhet të kalojmë në mendimin pozitiv të trupit. Kjo do të thotë të vlerësosh trupin tënd, të shijosh veshjen edhe të kuptosh që trupi yt tashmë është një trup i mirë, i përsosur për gjithçka.

Këtu janë disa gjëra praktike që mund të bëni për të filluar të mendoni pozitivisht për trupin tuaj dhe për të luftuar mentalitetin e “trupit të plazhit”:

1. Besojini trupit tuaj. Jini të kujdesshëm për zakonet tuaja të të ngrënit, në vend që të qëndroni vetëm në kufizimin e dietave.

2.Dëgjoni dëshirat e trupit tuaj për ushqim dhe kënaqini ato.

3.Gjeni një mënyrë të këndshme për të bërë ushtrime fizike dhe për t’iu përmbajtur ushqimit të kujdesshëm, aktiviteteve fizike dhe zakoneve të tjera të shëndetshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm para verës.

4.”Visheni” trupin tuaj me dashuri. Blini gardërobën verore të ëndrrave tuaja.

5.Ju mund të bëni një pushim nga llogaritë e juaja sociale që promovojnë standarde joreale të trupit. Rrethimi me njerëzit që kanë një mendim pozitiv ndaj trupit është gjithashtu i rëndësishëm.