Celebrities Gossip Showbiz

Pse nuk eci lidhja e Leonardo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid?!

Modelja e famshme Gigi Hadid është shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa në një lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio. Fotot e DiCaprios u shfaqën këtë javë me një modele më të re, por raportohet se Hadid nuk shqetësohet për to pasi ajo nuk kishte kurrë diçka serioze me DiCaprion.

Një burim i tha Page Six se DiCaprio dhe Hadid, ndërsa janë parë duke u shoqëruar në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk e kishin seriozisht për të filluar një lidhje me njëri-tjetrin në atë kohë. Burimi tha se:

Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj.

Modelja 27-vjeçare ka sjellë në jetë Khai-n, e cila tani është 2-vjeç.  Një faktor tjetër që ata nuk duan të fillojnë një marrëdhënie serioze me njëri-tjetrin është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv të udhëtimit që vjen falë punës së tij. Kohët e fundit ai ishte në Miami dhe tani ka qenë në Los Angeles në bregun përballë.

Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të.

48-vjeçari DiCaprio së fundmi është parë duke dalë nga klubi Bird Streets në West Hollywood në të njëjtën kohë me modelen Victoria Lamas, 23 vjeçe, pasi kishte darkuar në ambientin që është bërë shumë i njohur në mesin e të famshëmve. Megjithatë, sipas Page Six, nuk duket se dyshja janë në ndonjë lloj marrëdhënieje. Një burim i brendshëm është shprehur se:

Të dy ishin … në një darkë të madhe grupi. Atyre iu bashkuan edhe një numër personash të tjerë në makinë kur u larguan.