Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohen detajet e reja të “Squid Game 2”!

Netflix ka publikuar së fundmi një trailer të shkurtër për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm dramatik “Squid Game”, së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe producenti ekzekutiv Hwang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë. Hwang krahas trailerit i cili përmban një animacion të shkurtër të kukullës gjigante që shfaqet në ‘Squid Game’ thotë se:

Drita e kuqe… DRITA E GJELBËR!

Ai vijon duke thënë se:

U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të ‘Squid Game’ vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që ‘Squid Game’ të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë. Si shkrimtar, regjisor dhe producent i ‘Squid Game’, një thirrje e madhe për fansat në mbarë botën: ‘Faleminderit që e shikoni dhe e pëlqeni serialin tonë’.

Deklarata e Hwang vazhdon duke treguar pak nga historia për sezonin vijues dhe duke zbuluar se protagonisti Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe antagonisti i maskuar, Front Man (Lee Byung-hun) do të kthehen të dy. Ai tregoi gjithashtu se do të prezantohet i dashuri i Young-hee, kukullës gjigante vrasëse. Rikujtojmë, se sezoni i parë i ‘Squid Game’ regjistroi 1.65 miliardë orë shikime në katër javët e para të publikimit, duke u bërë seriali më i madh televiziv i Netflix.

Së fundmi gjithashtu, ‘Netflix’ ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean. ‘Money-Heist Korea’ ka publikuar trailerin e fundit dhe datën e premierës. Sezoni i parë do të publikohet në 24 qershor në Netflix.