Love & Sex

Puthuni më shpesh dhe dobësohuni më lehtë…/Ja se çfarë tregon studimi më i ri!

Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Puthja mund të sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë ne. Sipas disa shkencëtarëve procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen. Puthjet e thjeshta mund të djegin nga 2-3 kalori, ndërsa ata që puthin me pasion mund të djegin nga 5 në 26 kalori në minutë.

Për shembull, 30 minuta puthje të pasionuara mund të djegin deri në 180 kalori, ekuivalenti i 30 minutave ecje të lehtë. Kur ne puthim dikë, stimulojmë muskujt e fytyrës që mbajnë faqet të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Duke puthur ne stimulojmë më shumë se 30 muskuj të fytyrës, duke mbajtur fytyrën tonë në trajnim duke parandaluar formimin e rrudhave, përmes një procesi që nxit qarkullimin e gjakut duke gjeneruar kolagjenin, i cili është thelbësor për ndërtimin e lëkurës.

Puthjet gjithashtu lehtësojnë stresin duke reduktuar nivelet e kortizolit, një hormon i lidhur me stresin. Hulumtuesit kanë treguar se ky aktivitet rrit nivelet e kimikateve natyrore në trupin tonë, si oksitocina dhe endorfina. Puthja rrit prodhimin e pështymës që natyrisht pastron bakteret dhe sipas disa dentistëve, madje mund të riparojë dëmtime të vogla të smaltit.