Celebrities Film & Tv Live From Tirana

“Qëllimi im është që t’ia dal…”/Sara Karaj më e fokusuar se kurrë për të shkuar deri në finalen e “Dancing With The Stars”!

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj është një nga konkurrentet më të fundit e zbuluar nga faqja zyrtare e “Dancing With The Stars” në Instagram. Me biznesin e kozmetikës, postimet e shumta në rrjete sociale dhe madje një kanal të vetin në YouTube, Sara ka fituar dashurinë e publikut dhe me siguri të gjithë janë gati ta shohin në një tjetër fushë.

Bashkë me të do kërcejë balerini profesionist, Erindi, kampion në Dance sportiv. E ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Sara për të folur mbi përjetimet e saj në angazhimin në këtë spektakël dhe jo vetëm.

Si është të ruash ekuilibrin mes familjes, shtëpisë dhe angazhimit në spektakël?

As unë nuk e kuptoj dot. Sekreti është që unë punoj më mirë nën presion. Pra kur kam shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë. Unë e kam pasur shkollën afër dhe shkoja me vonesë, ndërkohë kur isha në Austri e kisha 1 orë larg dhe shkoja herët. Pra, merrni më shumë gjëra përsipër. (qesh)

Si të duket pjesëmarrja në një show të tillë kaq të madh?

Nuk është hera e parë që unë marr pjesë në një emision televiziv. Më përpara vendosa ta shkëpus sepse nuk më duhej në atë kohë. Kurse tani vensosa ta rikthej sepse si ky realizim nuk ka. Dua të jem pjesë, sepse më pëlqen ajo magjia që transmetohet. Këtë humor dua t’ua rikthej dhe njerëzve të tjerë.

Çfarë pritshmërish ke lidhur me konkurrimin?

Shpresoj që ta çoj deri në fund. Nuk mendoj se futet dikush për të mos e çuar deri në fund. Unë nuk kam qëllim audience apo ndjekësish, qëllimi im është që t’ia dal diçkaje që shumë të tjerë mund ta mendojnë si të pamundur.

Po me partnerin tënd Dardin, ke kërcyer më parë kështu?

Kemi kërcyer në party (qesh). I thashë që u pendova që nuk kemi bërë kurs kërcimi në dasmën tonë, që të ishim pak të përgatitur.

Ndërkohë si është marrëdhënia jote me partnerin në kërcim, Erindin?

Është super profesionist dhe më ka dhënë një ngrohtësi për t’i mësuar lëvizjet sa më mirë. Jam shumë e fokusuar. Kur jam e fokusuar nuk e kam mendjen askund tjetër përveç se të shkoj në finale.