Celebrities Showbiz

Reagon Beatrix Ramosaj pas fshirjes së fotografisë së saj nga talebanët!

Imazhi i bukuroshes shqiptare, këngëtares Beatrix Ramosaj e veshur me fustan të bardhë qëndronte në muret e një prej salloneve të bukurisë në Kabul. Ramosaj kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit. Para pak ditësh bëri xhiron e rrjetit një foto ku shihej një bojaxhi, teksa lyente me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë, pasi nusja me fustan të bardhë nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve.

Ditën e djeshme ka ardhur dhe një reagim nga Beatrix Ramosaj lidhur me këtë situatë. Ajo ka postuar fotografinë e saj që ndodhet në muret e sallonit në Afganistan, tashmë e shkarravitur dhe është shprehur se ndihet jashtëzakonisht keq, jo vetëm për veten por për të gjitha vajzat e gratë që tanimë nuk kanë një grimcë lirie për të shprehur veten. Ajo shkruan:

Shumë njerëz më kanë pyetur sesi ndihem për fshirjen e fotografisë sime nga vitrinat e Kabulit. Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë nuk kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundesi për të shprehur veten. Ndihem shumë keq si artiste dhe si femer, pasi mendoj se roli jonë është akoma më i madh se i të krijuarit art, por edhe për të ngritur zërin për çështje të ndryshme, për të frymëzuar, për të dhuruar ëndrra dhe shpresa për më të vegjlit. Ndoshta për disa, ato fotografi janë thjesht fushata promocionale për të shitur fustane, por në një shoqëri që ishte ende duke u rimëkëmbur, ishin një fije shprese më shumë për vajzat e vogla, që duke parë ato fotografi ndoshta ëndërronin të ardhmen e tyre të bardhë, të drejtë, të lumtur, me partnerin e zemrës që kanë zgjedhur vetë dhe kurrsesi duke parë ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanët do të ktheheshin e do të shuanin ëndrrat e tyre. Më dhemb zemra për njerëzit në Afganistan, sidomos për gratë dhe vajzat dhe gjithçka që atyre u duhet të kalojnë tani. E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjekje për liri por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan, tani çdo gjë është rrënuar.
Por unë vij nga një familje e fortë, me gra të forta, që më kanë mësuar që pas çdo rrëzimi, ka një ngritje dhe që e drejta eventualisht do të triumfojë. Gjithashtu duke qenë me origjinë nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe që të gjithë refugjatët janë duke kaluar tani. Po lutem për ju dhe për brezin tjetër të afganëve, duke shpresuar se një ditë ata do ta shijojnë lirinë përsëri dhe të mos lejojnë që ajo të zhduket përsëri. Por lutja nuk ndihmon, ajo që ndihmon është të ngresh zërin dhë te jesh i kuptueshëm. Dhe në mes të kësaj krize të madhe humanitare, do i kërkoja të gjithë të rinjve/bashkëmoshatarëve në Shqipëri, në Europë, në SHBA, të bëhen më të mirëkuptueshëm dhe ta kenë parasysh që “Asnjë njeri nuk do zgjidhte të vdiste në ajer, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel!”