Bota Gossip

Ishte imazh i Kabulit, ja çfarë ndodhi me këngëtaren shqiptare sapo erdhën talebanët!

Imazhi i bukuroshes shqiptare, këngëtares Beatrix Ramosaj e veshur me fustan të bardhë qëndronte në muret e një prej salloneve të bukurisë në Kabul. Ramosaj kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.

Vetëm dy ditë më parë, një foto shihej një bojaxhi, teksa lyente me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë. Nusja e bukur me fustan të bardhë që nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve, është Trixa kështu që fotoja e saj është hequr menjëherë. Edhe vetë kjo e fundit ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram për këtë foto ku padyshim ka bërë edhe xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Rikujtojmë, se pas 20 vitesh pritje, talebanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë. Kur talebanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen.

Ndërkaq, ditën e djeshme talebanët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re.