Celebrities Showbiz

Reagon mamaja e Beatrix pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Pas daljes së saj dhe reagimeve në rrjet Beatrix Ramosaj nuk mundi dot që të ishte pjesë e “Fun Club” ditën e dielë, pasi siç tha moderatorja Dojna Mema ajo ndihej shumë e ngarkuar psikologjikisht. Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatrix nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Së fundmi ka ardhur dhe një ragim nga mamaja e Trixës, Antigona Ramosaj. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ripostuar një shkrim të gjatë që ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku ka bërë për të bijën e saj, duke përkrahur dhe duke i dhënë zemër Trixës. Ndër të tjera shkruhet:

Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët!

E dashur Beatrix, ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan k*rva. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind. Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin. Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë! Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! është vetëm iluzion. Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi…Mos i lejo Trixë dhe kupto realisht që kjo gjendje e famshme inati histerie, merr vlerë vetëm nga frika jote. Dielli sot është i bukur, siç ka qenë përherë. Dhe ti këtij Dielli, nuk i ke asnjë borxh!

Me dashuri, Neda

https://www.instagram.com/p/CZI7QHWIOsv/