Design

Rezidenca e Silvio Berlusconit tanimë një muze?!

Rezidenca që i përkiste të ndjerit Silvio Berlusconi mund të shndërrohet në një muze. Berlusconi, i cili u nda nga jeta në qershor në moshën 86-vjeçare, bleu Villa San Martino, rezidencën e tij kryesore, në fillim të viteve 1970. Ky ishte vendi ku miliarderi organizoi takime intime biznesi dhe politike, si dhe disa nga festat famëkeqe të seksit.

Një burim brenda partisë Forza Italia të politikanit konfirmoi zërat se Villa San Martino mund të shndërrohej në muze. Rezidenca ka 70 dhoma me vepra arti, duke përfshirë ato të Rembrandt dhe Titian, si dhe qindra portrete, shumë prej të cilave janë portrete të tij. Biblioteka në rezidencë është e pajisur me më shumë se 10 mijë libra, duke përfshirë biografitë e Winston Churchill dhe Margaret Thatcher.

Ndërkaq, zyra e të ndjerit është e zbukuruar me dhurata nga liderët botërorë, duke përfshirë mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II dhe mikun e tij Muammar Gaddafi. Rikujtojmë, se testamenti i Silvio-s është hapur. Dëshirat e tij të fundit u bënë të ditura para dy dëshmitarëve, avokatëve Luca Fossati dhe Carlo Rimini, me “përfaqësimin” e fëmijëve në distancë. Fininvest, i cili kontrollon grupin televiziv dhe Mondadori, si dhe një pjesë të madhe prej 30% në Banca Mediolanum, mbetet fort në duart e familjes.