Filmi ende shumë i dashur për publikun “Mrs Doubtfire” është një ndër komeditë më të vlerësuara të vitit 1993 e që vazhdon të jetë i tillë edhe në ditët e sotme.
25 vite më vonë pjesëtarët e këtij kasti janë bashkuar për një darkë në Angli për të festuar përvjetorin e këtij realizimi e gjithashtu për të përkujtuar të ndjerin Robin Williams i cili u nda nga jeta në vitin 2014 për shkak të vetëvrasjes.
Fëmijët e vegjël të Daniel Hillard (Robin Williams), Natalie (Mara Wilson), Lydia (Lisa Jakub) dhe Chris (Matthew Lawrence) janë bashkuar me njerkun e tyre Stuart Dunmeyer (Pierce Brosnan) për të kujtuar kohët e vjetra.
Nga fotoja e postuar në rrjetin social Instagram duket qartë sesa shumë ata janë rritur e kanë ndryshuar duke mallëngjyer edhe një herë tjetër publikun.