Celebrities Gossip Showbiz

Ricky Martin flet për herë të parë për divorcin nga Jwan Yosef!

Ylli i muzikës pop Ricky Martin ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Jwan Yosef, duke thënë se vendimi për t’i dhënë fund martesës së tyre nuk ishte “i fundit”. Krijuesi i hitit “Livin’ La Vida Loca”, muajin e kaluar njoftoi se ai dhe Yosef janë duke u ndarë pas gjashtë vitesh martesë. Martin tha për Telemundo se:

Kur publiku e mori vesh, ne kishim kaluar tashmë një proces të vështirë. Jwan dhe unë do të jemi gjithmonë familje. Ne kemi dy fëmijë që do t’i rrisim së bashku dhe ky nuk është një vendim i fundit. Ne e kemi planifikuar këtë situatë për një kohë të gjatë. Ne shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe buzëqeshim, përqafojmë njëri-tjetrin, kalojmë ulje-ngritjet, qajmë së bashku dhe qeshim së bashku. Ishin shtatë apo tetë vjet me Jwan. Dua të kaloj mirë, dua ta shijoj jetën. Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar, më pëlqen të jem në një lidhje.

Ish-çifti njoftuan fejesën në vitin 2015 dhe u martuan në vitin 2017.