Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna bëhet nostalgjike, publikon fotot topless nga shtatzënia e parë!

Ylli i muzikës pop Rihanna ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto nga shtatzënia e saj e parë. Në këto foto bukuroshja duket rrëzëllitëse e veshur vetëm me pjesën e poshtme të bikinit dhe disa bizhuteri prej ari, duke mbuluar gjoksin me duart e saj. Në mbishkrimin e fotove këngëtarja shkruajti:

Për nder të shtatzënisë sime të parë, duke përqafuar mëmësinë si një G (Gangstere) dhe magjinë që bëri ky trup. RZA ndodhet aty… dhe nuk e ka idenë se sa e çmendur është mamaja e tij, apo sa do çmendesha për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

RiRi aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë me A$AP Rocky. Ajo zbuloi lajmin emocionues gjatë performancës së saj në Super Bowl 2023 në shkurt. Rihanna ende nuk ka zbuluar datën e lindjes, por ajo aktualisht është në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Gjatë një interviste në tapetin e kuq në Met Gala ylli i muzikës u shpreh se:

Është shumë ndryshe nga e para. Thjesht gjithçka, nuk kam neps, shumë të përziera, gjithçka është ndryshe. Por po e shijoj. Ndiehem mirë, ndiehem energjike.

Rihanna vetëm së fundmi vendosi të zbulojë emrin e djalit. Vogëlushi duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të klanit Wu-Tang. Fansat kohët e fundit kishin spekuluar se djali i vogël mund të ishte quajtur Noah, por kishte pak të dhëna për emrin e tij të vërtetë.