Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna dhe partneri i saj kanë vendosur që të zhvendosen në Barbados pas lindjes së vogëlushit?!

Para pak ditësh këngëtarja e njohur, Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe është djalë, sipas mediave të huaja. Lajmi i gëzuar është konfirmuar nga burime të afërta pranë çiftit, por asnjëri nga ata nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Megjithatë ende nuk është bërë i ditur emri i vogëlushit. Lajmi për shtatzëninë e Rihanna-s  u bë publik në fund të muajit janar pasi u shfaqën foto të këngëtares 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e rrumbullakosur teksa shkonte për një shëtitje me partnerin e saj, reperin Rocky.

Por tashmë thuhet se këngëtarja e njohur po planifikon të rrisë djalin e saj të porsalindur në vendlindjen, Barbados. 34-vjeçarja dhe i dashuri i saj ASAP Rocky tashmë e kanë kthyer të gjithë vëmendjen tek vogëlushi. Sipas The Mirror, ajo pritet të qëndrojë në Los Angeles për tre muajt e ardhshëm përpara se të kthehet në Karaibe me Rocky. Një burim pranë çiftit është shprehur se:

Rihannas i pëlqen Barbados dhe asaj i pëlqente të rritej atje. Ajo dëshiron t’i japë fëmijës së saj të njëjtën përvojë që ajo kishte larg botës së biznesit të showbizit. Si ajo dhe familja e ASAP janë në Barbados, kështu që çifti po planifikon të transferohet atje pas disa muajsh.

Media gjithashtu raporton se Rihanna tashmë ka vendosur se çfarë shkolle do të ndjekë djali i saj pas disa vitesh. Këngëtarja dhe i dashuri i saj ende nuk e kanë bërë publik emrin e djalit. Sipas People, ylli aktualisht ndodhet në shtëpinë e saj në Los Angeles duke pushuar me foshnjën. Ky është fëmija i parë si për Rihanna ashtu edhe për ASAP. Gjatë shtatzënisë, Rihanna e bëri si tip zakoni të tregonte barkun e saj të zhveshur kur shkonte në qytet.